Që nga vitet ’70 konsumojmë më shumë se ajo që natyra është në gjendje të prodhojë. Dhe këtë vit ka ndodhur e njëjta gjë.
Të mërkurën e 1 Gushtit do të jetë dita e rezervave të Tokës, dita kur popullsia e gjithë planetit ka konsumuar të gjitha burimet tokësore për 2018-n, dhe që nga 1 Gushti do të fillojmë të shfrytëzojmë Tokën mbi kapacitetet e saj.
Organizata ndërkombëtare e kërkimeve “Global Footprint Network” ka llogaritur datën, kur ne kemi konsumiar të gjithë sasinë e frutave, perimeve, mishit, peshkut, ujit dhe drurit që Toka na vë në dispozicion për 365 ditët e vitit.
Por jo të gjithë popujt kanë të njëjtat zakone, pasi nëse e gjithë popullsia globale od të jetonte si Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duheshin pesë planete Tokë për të përmbushur nevojat. 4.1 nëse të gjithë do kishim stilin e jetesës së australianëve, 3.5 nëse do ishim si koreanojugorët, 3. 3 për rusët, 3 si gjermanët e kështu me radhë, përcjell Shqip.
86 për qind e banorëve në botë jetojnë në një vend që ka një borxh ekologjik me planetin Tokë. Në frontin e kundërt ka shtete si India, dhe nëse do të jetonim si indianët atëherë burimet natyrore do të ishin më se të mjaftueshme.
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...