Mbretëresha Camilla gjatë një vizite shtetërore në Kenia, kërceu se bashku me gratë Maasai vallen tradicionale vendase.
Ajo u vesh me veshjen tradicionale Maasai në Sanctuary Brooke Donkey në Nairobi.Përveç kërcimit ajo gjithashtu ushqeu me qumësht elefantët jetimë në jetimoren Sheldrick Wildlife Trust Elephant.
Ajo dhe mbreti Charles u informuan sesi shpëtohen dhe rehabilitohen elefantët jetimë.
Udhëtimi në Kenia ka theksuar mbështetjen e Mbretit për ndryshimet mjedisore dhe klimatike.
Ai vizitoi një zyrë të Kombeve të Bashkuara në Nairobi për tu informuar për përpjekjet e tyre ekologjike dhe më pas mbolli një pemë me 10-vjeçaren Karen Kimani, një nxënëse që i kishte shkruar atij për nevojën për të mbrojtur mjedisin.
Kjo është vizita e parë shtetërore e mbretit në Kenia, që nga fillimi i mbretërimit të tij. Ai gjithashtu mbajti një fjalim domethënës për trashëgiminë e kolonializmit. /abcnews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...