E shtrirë në spital, Emma Dutton dhe partneri i saj Mark Prince, mezi besonin se çfarë iu ndodhi.
Pas një përpjekje të madhe për të bërë fëmijë, ata zbuluan se po prisnin binjakë identik.
Të gëzuar, ata filluan të mendonin rreth emrave të tyre dhe se cilit do t’i përngjanin më shumë.
Megjithatë, gëzimi i çiftit ishte i shkurtër – pasi mësuan se njëri nga binjakët kishte vdekur në mitër, transmeton Gazeta Express.
Duke shikuar në ekranin e monitorit të ultrazërit, doktorët nuk vërejtën shenja jete të njërit nga binjakët. Në mënyrë që foshnja tjetër të shpëtonte, ajo e mbajti foshnjën e saj të vdekur në mitër për më shumë se 15 javë.
Në fund, pas 35 javësh, djali i saj i mbijetuar Oliver u lind përmes prerjes cezariane. Emma, nga Anglia, tha për Mirror se është e gëzuar që pati shansin të lindte njërin nga binjakët, pavarësisht rrethanave që ia thyen zemrën asaj.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje