Google ADS

Mashtrues bëhemi kur rritemi!

11:34 | 8 Tetor 2016
Arbresh.info

Perceptimi i së vërtetës dhe mashtrimit ndryshojnë më kalimin e moshës.

Ndërkohë që një fëmijë i vogël synon t’i shohë këto koncepte më me ngurtësi, me pandershmërinë gjithnjë të parë si të “keqe”, një më i rritur mund të ketë një version më të mjegullt duke marrë në konsideratë qëllimin dhe rezultatin e situatës dhe shkakut që paraqitet para tij, sipas një studimi kanadez i Universitetit McGill, të publikuar në “International Review of Pragmatics”.

Studiuesit kanë analizuar sjelljet e 100 fëmijëve me moshë nga gjashtë në 12 vjeç, të cilëve u janë treguar një seri videosh me kukulla që tregonin të vërteta ose mashtrime.

Në disa skenarë, të thoje një mashtrim i shkaktonte dëm një personazhi tjetër, ndërsa në të tjerë, kishte qëllim të ndihmonte, të mbronte një person tjetër.

Studiuesit kanë treguar video ku personazhet tregonin të vërteta të ndryshme, mes të cilave thashetheme, duke evidentuar se si këto mund të dëmtonin persona të tjerë.

Më pas fëmijët janë ftuar të vendosin nëse personazhet kishin qenë të ndershëm apo mashtrues dhe të zgjidhnin nëse ato sjellje duheshin vlerësuar apo ndëshkuar.

Në total, fëmijët ishin në gjendje të dallonin lehtësisht mes së vërtetës dhe mashtrimit, pavarësisht moshës. Por në përgjithësi më të vegjlit ishin më pak të interesuar mbi pasojat negative të të thënit të së vërtetës, ndërsa më të mëdhenjtë, mbi të gjitha nga mosha 10-12 vjeç, ishin më shpesh në konflikt me veten e tyre, nuk kishin një vizion të qartë mbi çështjen.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme