Google ADS

Martohet me gruan që ia shpëtoi jetën

20:33 | 26 Tetor 2016
Arbresh.info

Kur Christopher Dempsey ofroi t’ia dhurojë gjysmën e mëlçisë së tij një personi tërësisht të huaj e dinte që kjo do të ishte një përvojë që do t’i ndryshojë jetën.

Por ajo çfarë ish-marinsi nuk e dinte ishte që do të shpëtonte jetën e gruas që do të bëhej më vonë bashkëshortja e tij, transmeton arbresh.info.

Dy vite pasi Dempsey mori në telefon Heather Krueger për ti treguar se ishte i përshtatshëm për t’ia dhuruar gjysmën e mëlçisë, ata u martuan.

Historia e dashurisë filloi me një bisedë të dëgjuar në vendin e punës në Frankfort, një fshat në jug të Çikagos.

Krueger ishte në fazën e katërt të sëmundjes së mëlçisë, dhe kishte qenë e sëmurë prej dy vitesh kur doktorët i thanë se kishte 50% gjasa që të mbijetonte edhe dy muaj pa transplant.

Familja e saj ishte në garë kundër kohës për të gjetur një dhurues – një detyrë jashtëzakonisht e vështirë marrë parasysh në 119,000 persona ishin në listën e pritjes për transplant.

Në këtë moment hyn në lojë Dempsey.

“Dëgjova një koleg duke folur për kushërirën e tij që kishte nevojë për transplant të mëlçisë”, tha për BBC Dempsey.

_92099798_d20a0679-7747-4224-9a2e-299de7533d33

38-vjeçari vendosi të testohet dhe zbuloi që kishte përputhje me zonjushën Krueger e cila tani është 27-vjeçare, përcjell arbresh.info.

Në pritje të transplantit ata filluan të kalojnë shumë kohë së bashku, ku edhe filloi të lindë dashuria mes tyre.

Rreth tetë muaj pas operacionit, Christopher i bëri propozimin për martesë, dhe 19 muaj pas transplantimit ata u martuan./Arbresh.info

_92099800_15e03ae9-7563-4626-b894-04c26bc92cf7 _92099802_3705e796-7745-446a-847e-1b88572f2ec1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme