Robert Ilijason, një informaticien në një qytezë të vogël në Suedi, ka hapur një dyqan ushqimor ku nuk ka as edhe një njeri të punësuar.
Klientët duhet të shkarkojnë një aplikacion ku regjistrojnë të dhënat personale të identifikimit, në mënyrë që t’u hapet dera.
Më pas, mjafton të zgjedhin produktet që dëshirojnë dhe ta kryejnë pagesën duke skanuar me celular kodin identifikues mbi kuti.
Ilijason thotë se ideja i erdhi një natë, kur iu nevojit diçka me urgjencë për të birin dhe u detyrua të udhëtojë shumë larg për të gjetur një dyqan hapur.
Për punë sigurie, ai thotë se identifikimi i blerësve bën që të mos ketë vjedhje. Përveç kësaj, dyqani ka sisteme alarmi dhe kamera, nëse përpiqet të futet dikush që nuk është regjistruar, por deri tani nuk ka pasur probleme.
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...