Marilyn Monroe u vra nga CIA, sepse dinte shumë të vërteta mbi alienët dhe duhet të ruante sekretin

21:06 | 30 Maj 2019
Trina Galanxhi

Marilyn Monroe është vrarë nga autoritetet e CIA-s, që ajo të mos zbulonte të vërtetën në lidhje me incidentin e Roswell, sipas një gjuetari UFO-sh.

Aktorja dhe modelja Marilyn Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles më 5 gusht 1962 dhe në atë kohë u raportua se vdiq nga një mbidozë.

Por kur nuk u zbulua një shënim vetëvrasës dhe u ngritën hipoteza për rastin e saj, dhe filluan të ngriheshin komplote se ikona e kinematografisë ishte vrarë në të vërtetë.

Përpara ditëlindjes së 83-të e aktores më 1 qershor, pretendimet shpërthyen dhe tani kanë dalë përsëri disa tëvërteta, shkruan “daily star“.

Në dokumentarin Uncknowledged, Steven Greer pretendoi se i është dhënë një përgjim telefonik midis Marilyn dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Robert Kennedy, që daton vetëm dy ditë para vdekjes së saj.

 

Mendohet se ata të dy ishin të përfshirë në lidhje dhe drejtues të qeverisë kërkonin të kishin në dorë telefonin e aktores, për t’u siguruar se ajo nuk do të nxirrte asnjë sekret.

Dokumenti të ciln Greer e përshkroi si një “urdhër vdekjeje” u titullua “pluhuri i hënës së projektit”, një frazë që konspiracisti pretendonte se ishte përdorur nga CIA për të folur rreth projekteve UFO.

Në vitin 2017 dokumentari, ai shpjegoi se si “përmend vizitën e Presidentit [me Marilyn] në një bazë ajrore sekrete me qëllim inspektimin e gjërave nga hapësira e jashtme”.

“Unë nuk mendoj se ata po flasin për meteorët”, shtoi ai.

Sipas të dhënave në vitin 1947 në Roswell ushtria e Shteteve të Bashkuara mbodhi mbetjet e një anije kozmike jo tokësore së bashku me “personat” e gjendur në atë anije dhe më pas mbuluan gjithçka.

Incidenti Roswell është një prej mbulimeve më të mëdha në histori dhe teoricienët e konspiracionit kanë menduar shumë se linja zyrtare ishte një mbulim dhe se në fakt ishte një anije kozmike e huaj që u rrëzua.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme