Një nëna kur shkrepi foton e bijës së saj nuk priste që prapa saj të ishte një grabitqar vdekjeprurës.
Në atë që mendohet të jetë një fotografi e lezetshme dhe e pafajshme, në të vërtetë del të jetë një ‘lojë me vdekjen’, transmeton portali arbresh.info
Bianca Dickinson fotografoi vajzën e saj dy vjeçare në Australi.
Siç ka thënë ajo teksa po shkrepte imazhin, iu duk sikur pa diçka që po lëvizte. Por me të shkuar në shtëpi, ajo pa foton dhe pranë vogëlushes ishte hiq më pak se një gjarpër kafe. Fatmirësisht ajo shpëtoi e paprekur.
Ky gjarpër është i dyti në botë si më helmuesi. Ai është përgjegjës për rreth 60 për qind të të gjitha vdekjeve nga kafshimet e gjarprit në Australi.
Helmi i tyre mund të shkaktojë simptoma të shumta të tmerrshme, duke përfshirë diarre, marramendje, kolaps, konvulsione, dështim të veshkave, paralizë dhe arrest kardiak./Arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç