“Të paktë do të jenë ata që do të kenë madhështinë të përkulë vetë historinë, por secili prej nesh mund të punojë për të ndryshuar një pjesë të vogël të ngjarjeve.
Janë aktet e ndryshme e të panumërta dhe besimi, që formësojnë historinë e njerëzimit”. Robert “Bobby” Kennedy e mbajti këtë fjalim në Universitetin e Kejp Taun në vitin 1966. Dy vjet më vonë, do të qëllohej për vdekje në një hotel në Los Angeles. Ai ishte pjesëtari i dytë i familjes Kennedy, që vritej në atentat në vitet Gjashtëdhjetë. Kjo dinasti me katër breza politikanësh të Partisë Demokratike, kanë mbajtur detyra zyrtarenë nivel kombëtar nga viti 1947 deri në 2011 dhe, pas një pushimi prej dy vitesh, nga viti 2013 e deri më sot. Përveç vrasjeve, tragjeditë personale kanë ndjekur pas këtë familje gjatë gjithë kohës: aksidente automobilistike, mbidoza droge.
Dinastitë politike janë po aq të vjetra sa Republika amerikane. Presidenti i dytë, John Adams, ishte babai i presidentit të gjashtë, John Quincy Adams. Djali i tij, Charles Francis Adams, ishte ambasador i Amerikës në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 1868, djali i Charles Francis, John Quincy Adams II, kandidoi madje për të qenë kandidati i Partisë Demokratike për president – dhe mori vetëm një votë. Dinastia Adams nisi të “shterojë” në fillimin e shekullit 20, pikërisht atëherë kur dinastia Bush po fillonte. Prescott Bush (1895-1972) ishte një senator i Connecticutit. Djali i Tij, Georhe H. W Bush u bë president i 41 i Amerikës, dhe nipi i tij, George W. Bush u bë i 43-i. Një tjetër nip, Jeb, guvernatori i atëhershëm i Floridës, kandidoi për të qenë kandidati i Partisë Republikane në presidencialet e vitit 2016.
Kennedyt, ashtu si familjet Adams dhe Bush, kanë dërguar tashmë në detyra zyrtare breza të tërë, dhe kanë “prodhuar” tre kandidatë për president. Por Kennedyt janë ndryshe. Familjet Adams dhe Bush e kanë prejardhjen nga imigrantë protestantë irlandezë, dhe paraadhësit e tyre kishin qenë dëshmitarë të Revolucionit Amerikan. Kennedyt e kanë prejardhjen nga katolikë irlandezë që imigruan në mesin e shekullit 19. Ata janë të ardhur vonë, dhe ishin “të jashtëm” në politikë. Ngjitja e familjes Kennedy reflekton shumicën e historive amerikane të të varfërve që u bënë të pasur, dhe të pasurit, siç ka komentuar F Scott Fitzgerald janë ndryshe. Asnjë familje tjetër politike nuk e ka shkëlqimin e Kennedyve. Asnjë familje tjetër politike nuk e rrok imagjinatën e amerikanëve, ashtu si Kennedyt. Magjepsja buron nga një përzierje ….
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...