Shkencëtarët që po vëzhgojnë një vullkan aktiv në Tanzaninë verilindore kanë paralajmëruar se ai mund të shpërthejë në çdo moment, duke shkaktuar frikë për disa nga vendet antropologjike më të vjetra në botë.
Peak, i njohur për fisin Maasai si “Mali i Perëndisë” është rreth 70 miljë nga Gryka e Olduvai, ku edhe janë zbuluar gjurmët e njeriut që datojnë para 4 milionë vitesh, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë, Engare Sero, është vendi prej 400 gjurmëve të këmbëve që datojnë rreth 19,000 vjet dhe është vetëm nëntë milje larg nga vullkani në brigjet e Liqenit Natron.
Shkencëtarët nga Tanzania, Koreja Jugore dhe SHBA-të, të cilët janë duke e vëzhguar vullkanin për më shumë se një vit, kanë deklaruar se presin një shpërthim të ‘shpejtë’.
“Është e pashmangshme, në rastin tonë do të thotë në një sekondë dhe mund të ndodhë brenda disa javësh, dy muajve apo ndoshta edhe brenda prej një viti”, tha Dr. Sarah Stamps për National Geographic./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...