Majmunët, në fakt, kanë metakognicion. Hulumtimi i publikuar në revistën Royal Society B zbulon se majmunët posedojnë metakognicion, apo aftësinë për të kuptuar nëse dinë diçka apo jo. Metakognicioni është, me pak fjalë, një sërë procesesh kognitive për proceset kognitive personale.
Studimi u krye nga Universiteti i Rochesterit. U hulumtua aftësia njerëzore e refuzimit që të përgjigjen në pyetje kur janë më parë të vetëdijshëm se nuk e dinë përgjigjen e saktë, transmeton Koha.net. Ky studim u bazua në idenë se sa e lehtë është të dëgjosh, të shohësh ose të perceptosh diçka.
Gjatë studimit, majmunëve iu treguan simbolet në ekran. Pas shikimit, majmunët duhej ta njihnin ndonjë simbol të caktuar nga një varg simbolesh të tjera dhe duhej të vinin bast në atë se sa të sigurt ishin që në pyetje është fotoja e njëjtë. Ata mund të vinin bast deri në tre zhetonë, por nëse vinin bast me sasinë më të lartë të zhetonëve atëherë në rast të gabimit do të humbnin gjithçka. Nëse do të vinin bast vetëm me një zheton, atëherë do ta merrnin nga një zheton pavarësisht nëse kishin të drejtë apo jo. Gjithashtu, një numër i caktuar i zhetonëve majmunëve u siguronte ushqime.
U zbulua se majmunët zakonisht vendosën baste të larta kur ishin të sigurt se bëhej fjalë për simbolin e njëjtë. Kjo ndodhi më së shumti kur simboli i përsëritur e kishte një kontrast të madh. Nëse kontrasti u zvogëlua dhe simboli ishte më pak i qartë, majmunët zakonisht vendosnin të bënin bast më të ulët, që do të thotë se ishin më pak të sigurt në përgjigjen e tyre.
“Metakognicioni është një mënyrë e shpejtë për të gjykuar nëse e dini përgjigjen apo nuk e dini”, tha Stephen Ferrigno, autori kryesor i studimit. “E njëjta gjë ndodh me majmunët. Nëse e shikojnë foton e mostrës mirë dhe e njohin atë më lehtë, ata do të jenë më të sigurt në atë përgjigje dhe do të vënë bast më shumë zhetonë”.
Besohet se studimi i sipërpërmendur do të na ndihmojë të kuptojmë se si zhvillohet metakogncioni tek fëmijët, përcjell Koha.net. Kjo në fund mund të çojë në të mësuar të mirë ose të keq, duke parashikuar se cilat rrethana do të mundësojnë më shumë metakognicione.
“Njerëzit e kanë një grup të iluzioneve metakognitive, d.m.th. besimeve të rreme rreth asaj se si të mësojnë apo të mbajnë mend në mënyrën më të mirë,” tha Jessica Cantlon, bashkautore e studimit. “Studimi i metakognicionit tek primatet jonjerëzore mund të na japë një mbështetje në studimin e metakognicionit tek fëmijët”.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...