“Kanabisi” dhe “krimineli” janë sinonime në shumë vende të botës.
Përderisa përdorimi i kanabisit ka marrë një drejtim të gabuar gjatë viteve të fundit, në lashtësi kjo barishte është përdorur për trajtim mjekësor.
Feja që e vlerësonte lartë kanabisin ishtë Taoismi ( ose Daoizmi) në Kinën e lashtë. Kinezët kishin edhe kujdestar për të këtë barishte dhe emri i saj ishte Magu, transmeton portali arbresh.info
Në Azinë e lashtë, kanabisi u quajt ‘eliksiri i jetës’.
Magu ishte perëndesha që trajtonte të sëmurët me kanabis dhe roli i saj ka marrë një rëndësi të madhe edhe në literaturën e lashtë Koreane.
Legjenda e Magus
Nëpër Kinë, Japoni dhe Kore, Magu ((ose Ma Gu MaKu, Mako) është përshkruar si një grua e bukur e re. Rinia dhe bukuria e saj janë simbole të shëndetit dhe shërimit të gjithësisë. Ajo është mbrojtëse e vitalitetit në të gjithë Azinë Lindore. Ajo konsiderohet se mbron edhe tokën. Në Kore roli i Magut njihet si një nga perëndeshat krijuese, ngjajshëm me perëndeshëm Amaterasu në Japoni, të cilat besohet se kishin aftësi për të inkorporuar krijimin e botës dhe njerëzimit.
Përderisa Magu ka shumë pauses etnik, ngjan që shkrimtarët kinezë kanë qenë më të vendosur në ruajtjen e mitologjisë së saj. Magu shfaqet në artin kinez dhe në letërsinë kineze. Edhe pse Koreja e konsideronte si një perëndeshë krijuese, taoistët kinezë besonin me Magu ishte e vdekshme.
Version koheziv i kësaj legjende tregon se Magu jetoi një jetë të varfër dikur rreth shek.5 –të dhe 6-të. Në legjendë thuhet se ajo ka punuar si rrobaqepëse. Nuk dihet asgjë për nënën, ndërsa për babain thuhet se ka qenë mbarështues i kuajve dhe se aid he Magu punuan shumë për të arritur qëllimet e tyre.
Një ditë Magut dikush i dha një pjeshkë, të cilën ajo nuk e ndau me babain e saj, por me një grua të varfër. Bashkë me kanabisin dhe pjeshkën, gruaja e varfër u lirua nga dhimbjet.
Perëndesha që shëronte me kanabis
Megjithëse kjo legjendë vjen nga vetë ekzistenca e Magut, aty edhe zbulohet adhurimi për të, si kujdesi për të sëmurët dhe të varfërit. Shkrimtarët kinezë e përshkruajnë elisksin e jetës në formë pjeshke, por nuk e lënë anash as kanabisin për aftësitë shëruese.
Taoistët kanë renditur përdorimin e farave të kanabisit si mbrojtje kundër demonit, ndërsa djegia e tyre ishte e rëndësishme për ritualet e pastërimit shpirtëror.
Të kesh një perëndeshë që aftësitë e saj shëruese lidhen me kanabisin, nuk është edhe aq e padëgjuar në historinë perëndimore. Mundësia që kanabisi të zhvillohej në Kinën e lashtë ishtë e fortë për shkak të referencave historike më të hershme të zbuluara nga rajoni. Në fakt, në Greqinë e lashtë, Kina herë pas here quhej ‘Toka e manit dhe e kërpit’.
Kanabisi zakonisht rritej në malin Tai, ku shpesh herë besohej se zotat po ua dorëzonin drejtpërdrejtë bimën prinftërinjëve taoistë.
Implikimet e përdorimit të kanabisit në Azinë e lashtë ende nuk janë përfundimtare, megjithatë është e njohur se bima ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Azisë Lindore. Besohet se kanabisi është përdorur edhe për dekorimin e qeramikës së lashtë në Tajvan, si dhe është përdorur në vendet e shenjta të Japonisë antike.
Në një kohë kur magjia bimore ishte e zakonshme dhe besohet se perënditë ecnin në mes të botës natyrore, shoqërimi me kanabis ishte një gjë e çmuar. Përkundër të gjithave, besohej se vetëm një perëndeshë mund të arrinte të shëronte sëmundjet me këtë ‘bimë magjike’./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...