Kur themi mace e egër, më së shpeshti e mendojmë tigrin, gepardin apo leopardin. Mirëpo, nuk janë të gjitha macet e egra aq të mëdha, të fuqishme dhe të shpejta.
Macja pikaloshe ngjyrë gështenje, pothuajse është 200 herë më e vogël se luani, ndërkaq peshon vetëm një kilogram.
Duket sikur një leopard i vogël dhe jeton vetëm në Sri-Lankë dhe në Indi ku është nën mbrojtje, transmeton Telegrafi.
Është lloj jashtëzakonisht i rrallë i maceve, ndërkaq shikimi i saj është gjashtë herë më i kthjellët dhe më i mirë se i njeriut.
Janë në gjendje të gjejnë gjahun edhe në vegjetacionin më të shpeshtë.
Ky lloj i rrallë i maceve ishte temë e një prej emisioneve më të shikuara të BBC-së “Big cats”, të cilin mund ta gjeni edhe në internet.
Mungesa e madhësisë kompenson trimërinë, thotë narratori i BBC-së, ndërkaq macet lindin kureshtare dhe të patrembura, sepse ashtu njohin botën rreth vetes.
Janë notuese të shkëlqyeshme, atlete të shkathëta dhe gjuetare të vogla të vërteta.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...