Google ADS

Macet me sy të pazakontë nga shkaku i çrregullimit gjenetik

00:19 | 1 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Macet me sy me ngjyra të ndryshme, siç është maceja e regjistruar nga objektivi i Anadolu Agency (AA) në Van të Turqisë, është një fenomen i rrallë i shkaktuar nga heterochromi si pasojë e nivelit të ulët të melaninës.

Megjithatë, kjo është arsyeja që macet e tilla janë të popullarizuar shumë dhe shpesh herë mund t’i shihni të postuara në rrjetet sociale.

Të njohura edhe si macet me sy të çuditshëm, këto mace të bukura kanë dy sytë me ngjyra të ndryshme, ku zakonisht njërin e kanë të kaltër dhe tjetrin të gjelbër, kafe ose të verdhë.

Macet me dy sy të ndryshëm për nga ngjyra zakonisht janë të bardha ose kanë disa zona të bardha në trupin e tyre dhe kjo nga shkaku se i njëjti gjen që është përgjegjës për ngjyrosjen e bardhë të leshit, kontrollon edhe ngjyrën e syve të tyre.

Macet e këtilla lindin me sy të kaltër megjithatë, më vonë melanini shkon në iris ku dhe shkakton ndryshim të ngjyrës në të gjelbër, të verdhë ose kafe.

Ekspertët thonë se macet e bardha me dy sy të kaltër kanë një tendencë më të lartë të zhvillimit të shurdhësisë menjëherë pas lindjes nga macet me ngjyra të ndryshme.

Macet me sy shumëngjyrëshe nuk kanë ndonjë problem për sa i përket të pamurit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme