Google ADS

Lumi Amazon është të paktën 9 milion vjet i vjetër

20:18 | 21 Mars 2017
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të fundit, lumi Amazon është dikur rreth 9 milion vjet i vjetër. Vlerësimet që lumi është më i ri janë të gabuara, thonë shkencëtarët.

Hulumtuesit nga Universiteti i Amsterdamit dhe Universiteti i Brazilias kanë analizuar një pus në det të hapur përmes së cilit kërkonin naftë dhe gaz, transmeton portali arbresh.info.

Gjetjet e fundit zbuluan se një ndryshim në përbërjen e sedimenteve dhe mbeturinave bimore, dëshmon se lumi Amazon është rreth 9 milionë vjet i vjetër.

Në studimet e mëparshme studiuesit kanë sugjeruar se lumi Amazon ishte diku rreth 1 deri në 1.5 milionë vjet i vjetër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme