Një banane që mund të mbajë çelësin e mbijetesës së bananeve të ngrënshme në botë, është vendosur tani në listën e bimëve të rrezikuara nga zhdukja.
Ajo është gjendur vetëm në Madagaskar, ku janë zbuluar vetëm pesë bimë të rritura të mbetura në natyrë të egër.
Shkencëtarët thonë se bima duhet të ruhet, pasi ajo mund të mbajë sekretin e ruajtjes së bananeve në të ardhmen. Pjesa më e madhe e bananeve që konsumohen në të gjithë botën, i përkasin një lloji të njohur si Cavendish, që është vulnerabël ndaj pleshtave.
Tani po punohet për të zhvilluar varietete të reja bananesh që janë të shijshme për tu ngrënë dhe rezistentë mjaftueshëm sa për ti bërë ballë rreziqeve. Banania e Madagaskarit, është zhvilluar në izolim, në një ishull dhe mund të ketë fuqi speciale.
Ekspertët thonë se ajo mund të ketë tolerancë ndaj thatësirave apo rezistencë ndaj sëmundjeve. Ata shpresojnë që përfshirja e saj në listën e bimëve në rrezik, do të garantojë mbijetesën e bananeve.
Ekspertët sqarojnë se bananet janë klone, që do të thotë, janë të gjitha njësoj. Ndaj, nëse një sëmundje do të shfaqet në një bimë, atëherë ajo mund të përhapet shumë shpejt në të gjithë popullatën.
Për momentin, të rrezikuara janë bananet cavendish në Azi, por nëse sëmundja do të përhapej përtej kontinentit, mund edhe të zhduket i gjithë prodhimi botëror. E diçka e ngjashme ka ndodhur në 1950 me një lloj bananeje të njohur si Gros Michel.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...