Sipas një kërkimi të ri, Lucy paraardhësja antike e njerëzve modern, me siguri kishte kaluar shumicën e kohës në majë të pemëve.
E afërmja jonë e vjetër rreth 3.18 milion vjet, ku pjesë fosile të saj ishin gjetur në Etiopi në vitin 1974, transmeton arbresh.info.
Ajo kishte një konstrukt të afërm me njerëzit e sotëm, paraqiti kërkimi i bërë nga shkencëtarët e Universitetit Hopkins në Baltimore dhe Universitetit të Teksasit në Austin.
Krijesa e gjatë rreth një metër i ka lënë konfuzë me vite të tëra shkencëtarët. Ata kanë debatuar nëse “gruaja” 27 kilogramëshe ka kaluar kohën më të madhe të ditës në tokë siç bëjnë njerëzit modern, apo ka qëndruar në pemë si shimpanzetë.
Hulumtim tregon se Lucy kishte krahë të fuqishëm, duke sugjeruar kështu që ajo ishte ngjitur shpesh në pemë, dhe kishte këmbë relativisht të dobëta që nuk i kishte përdorë për ngjitje e aq më pak për të ecur.
Kombinimi i këtyre dy zbulimeve drejtoi shkencëtarët drejt përfundimit se Lucy kishte ndërtuar fole në pemë në mënyrë që t’u ikte grabitqarëve, si dhe kishte përdorur duart për të lëvizur nga njëra pemë në tjetrën.
Në një tjetër zbulim thuhet se Lucy kishte vdekur si pasojë e rrëzimit nga një lartësi e madhe që duhet të ketë qenë dru.
Lucy për një kohë të gjatë ishte marrë si paraardhësja më e vjetër e njerëzimit, por në vitin 1994 është gjetur një tjetër femër Ardipithecus ramidus të cilën e emëruan Ardi, dhe fosilet e saj janë të vjetra rreth 4.5 milionë vjet./arbresh.info
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës