Shkencëtarët botërorë, nëpërmjet hulumtimit, kanë zbuluar metoda të reja se në ç’mënyrë të konstatojnë se a po zhvillohet kanceri në trupin e femrës.
Tani nëpërmjet lotëve tuaj mund të zbulohet a keni kancer dhe i cilit lloj është, transmeton Telegrafi.
Për të bërë eksperimentin dhe për të treguar që kanë zbuluar metoda të reja, shkencëtarët kanë organizuar shikimin e filmit romantik në kinema.
Në të vërtetë, më shumë se 400 femra nga Zelanda e Re janë ftuar që të shikojnë filmin e pikëllueshëm, ndërsa çdo herë kur u kanë rrjedhur lotët deri te to ka vrapuar infermierja e cila i ka mbledhur lotët në epruvetë dhe i ka dërguar në analizë.
Në laborator shkencëtarët me test special, nga seti specifik i proteinave në lot kanë dalluar a është i pranishëm kanceri në trup, dhe, fatkeqësisht, në fund të filmit, shumicës së femrave u kanë komunikuar lajme të këqija.
Kjo metodë akoma nuk ka filluar të vihet në funksion, mirëpo shkencëtarët shpresojnë që së shpejti të marrin “dritën e gjelbër” për përdorim të saj.
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...