Lotët në mikroskop, fakte tronditëse

13:35 | 10 Shtator 2016
Arbresh.info

Një ditë, Rose-Lynn Fisher hamendësoi nëse lotët e saj të pikëllimit mund të jenë të ndryshëm nga lotët e të qeshurës së shumtë, kështu që ajo filloi t’i eksplorojë nga afër përmes një mikroskopi.

Ajo studioi rreth 100 lotë të ndryshëm dhe gjeti që lotët bazal (ato lotë që trupi ynë i prodhon për të lubrifikiuar sytë), janë shumë më të ndryshëm se lotët që dalin kur grijmë qepë. Lotët që dalin nga e qeshura e shumtë nuk janë të ngjashëm me lotët e pikëllimit. Ashtu si edhe çdo pikë uji në Oqean, çdo pikë loti përmban një botë të vogël të përvojës njerëzore. Fisher e quajti projektin e saj “Topografia e Lotëve”.

Joseph Stromberg i Smithsonian’s Collage of Arts and Sciences, shpjegon se ekzistojnë tre lloje kryersore lotësh: lotët bazal, ato pasqyrues dhe psikik. Të gjithë lotët përmbajnë substanca organike. përfshirë vajëra, antitrupa, dhe enzima. Disa lloje lotësh përbëhen nga molekula të veçanta. Lotët që dalin për shkak të emocioneve kanë hormone me bazë proteinash përfshirë neurotrasmetuesin leucine enkephaline, i cili është një qetësues dhimbjesh natural që lëshohet kur jemi të stresuar. Kështu që edhe lotët psikik me të njëjtën përbërje kimike mund të duken totalisht të ndryshëm. Fisher thekson: “Ekzistojnë një sërë varjablesh, përfshirë kiminë, viskozitetin, shkallën e avullimit, si dhe mënyrën e vendosjes në mikroskop dhe lloji i mikroskopit të përdorur”.

Tamam si flokët e dëborës dhe shenjat e gishtërinjve, edhe dy pika loti, nuk janë të ngjashëm./spiritscience/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme