Liqeni Nyos ka një histori jo të zakontë. Madje, nga ato histori që kur i dëgjon të tingëllojnë si një skenar nga filmat horror, por mankthi është i vërtetë.
Më 21 gusht të vitit 1986, një re e madhe dyoksidi karboni ishte ngritur mbi liqenin Nyos në pjesën veriperëndimore të Kamerunit, pranë kufirit me Nigerinë.
Dhe pasi zbriti në luginë ka thithur gjithë oksigjenin nga ajo zonë dhe si pasojë në këtë tragjedi humbën jetë 1,746 persona dhe rreth 3.000 kafshë që u asfiksuan.
Për shumë kënd mund të tingëllojë si një skenar nga filmat horror, por makthi ishte i vërtetë.
Shpërthimi i një vullkani 400 vite më parë kishte krijuar një krater në liqen, në të cilin gjatë shekujve pasues u grumbulluan sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit.
Shpërthimi i vullkanit nuk u ndal duke zgjeruar rrënjët disa milje nën sipërfaqe, duke rrjedhur gaz në ujërat nëntokësore dhe duke krijuar burime të “gazuara”, që vazhdimisht kanë ndikuar në liqen apo më mirë thënë në hapësirën nën të.
Dhe ndodhi efekti siç ndodh me shishen e një pijeje të gazuar e cila pas tundjes shpërthen.
Nilah Isak Konfor, ekspert për ujërat nëntokësore dhe shef i ekipit që kishte menaxhuar katastrofën, ka deklaruar se si pasojë e kësaj ka pasur të reshje të shumta për javë të tëra duke shkaktuar edhe rrëshqitje të mëdha të dheut.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...