Një prezantuese amerikane radioje ka sjell në jetë fëmijën e saj gjatë transmetimit.
Cassiday Proctor, një prezantuese mëngjesi në radion The Arch në qytetin e Shën Luisit, transmetoi lindjen e saj përmes prerjes cezariane ditën e martë, transmeton portali arbresh.info
Proctor filloi të përjetonte dhimbje të lindjes të hënën. Radio ku ajo punon u mor vesh me spitalin ku ajo lindi në mënyrë që të mund të transmetohej.
Ajo i tha BBC se ishte një nxitje e momentit të transmetimit pasi foshnja erdhi dy javë më herët.
“Ishte e mahnitshme të jem në gjendje të ndaj ditën më emocionuese të jetës sime me dëgjuesit tanë të radios”, tha znj. Proctor për emisionin.
Ajo tha se lindja në transmetim ishte “një zgjatje e asaj që unë bëj çdo ditë në emisionin tonë të radios [si] ndajmë të gjitha aspektet e jetës sime me [dëgjuesit]”.
Fëmija është emëruar Jameson, pasi dëgjuesit e zgjodhën këtë emër në një garë në muajin janar./Arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BfbhNMJFI3l/?utm_source=ig_embed
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...