Një fëmijë lindi 55 ditë pas vdekjes së nënës së saj. Mjekët e deklaruan gruan të vdekur në tru, por ajo u mbajt gjallë në këtë spital në Poloni deri në lindjen e fëmijës së saj.
Gruaja 41-vjeçare kishte tumor të trurit. Mjekët thonë se ajo nuk dëshironte të operohej. Ajo kishte frikë nga rreziqet. Ajo u soll në klinikën në Wroclaw në Nëntor të vitit të kaluar pa vetëdije, e pa asnjë aktivitet të trurit, transmeton Gazeta Shneta.
Anesteziologët, neonatologët, gjinekologët dhe neurokirurgët punonin si një ekip për të shpëtuar jetën e fëmijës. Çdo ditë ata duhej të luftonin kundër infeksioneve dhe çrregullimeve në trupin e nënës.
Neonatologët thanë se ne duhet ta mbështesnin nënën deri në javën e 30-të të shtatzënisë. Por është periudhë shumë e gjatë për një trup me tru të vdekur, sepse organizmi mund të ketë shumë çrregullime.
Gjinekologët arrisin qëllimin për të zgjatur jetën e nënës në të paktën 25 javë shtatzënisë. Kjo është një minimum për rritjen e fetusit derisa të lindë dhe të fitoj një shans për të jetuar.
Pas lindjes me prerje cezariane, Wojtek lindi me sukses. Djali peshonte vetëm 1 kilogram. Babai i tij ka pritur me durim lindjen për 55 ditë duke ia lexuar atij përrallat.
Djaloshi u vu në kujdes intensiv dhe kaloi tre muaj në një inkubator.
Mjekët zbuluan se ajo ishte 17 javë shtatzënë kur dëgjuan rrahjen e zemrës së foshnjës. Mjekët vendosën ta shpëtonin fëmijën. Kështu që ata duhet të zgjasnin jetën e gruas për të paktën dy muaj.
Pak ditë më parë një djalë dhe babai i tij u liruan nga spitali dhe më në fund ishin në shtëpi. Tani Wojtek peshon 3 kilogram dhe po jeton një jetë të mirë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...