Google ADS

Lidhja misterioze mes tërmeteve dhe florinjve

01:04 | 21 Mars 2017
Trina Galanxhi

Pothuaj i gjithë floriri i pranishëm në koren e Tokës sot është sjellë prej impakteve të asteroidëve katër miliardë vite më parë. Që atëherë, ai është groposur nën rrjedhat e lavës dhe shtresa të tjera shkëmbore.

Floriri është një prej elementëve më pak reaktivë, por ai shkrihet shumë ngadalë në ujë. Ka afro 20 g flori të shkrirë në çdo kilometër kub ujë deti.

Ky flori i shkrirë depërton në shumë formacione shkëmbore si ujë nëntokësor. Megjithatë përqëndrimi, vetëm 10 pjesë për kadrilion, është shumë i ulët për ta bërë nxjerrjen e tij ekonomike.

Tërmetet shkaktojnë të çara të mëdha dhe trysnia e papritur nxjerr jashtë floririn. Përgjatë miliona viteve, tërmetet e përsëritur krijojnë “vena”. Tetë përqind e depozitave të floririt në botë janë formuar në këtë mënyrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme