Libri 600 vjeçar që askush nuk mund ta lexojë ka tërhequr interest ë madh, por kohët e fundit janë zbuluar detaje të reja për të.
I quajtur pas libraristit polak-amerikan Wilfrid M. Voynich, i cili e mori atë në 1912, dorëshkrimi “Voynich” është një libër 240 faqe, i shkruar në një gjuhë të panjohur, transmeton portali arbresh.info
Përkundër disa kritikave që ky libër mund të jetë një mashtrim, Dr. Diego Amancio, një profesor në Institutin e Shkencave Matematikore dhe Kompjuterike të Universitetit të São Paulo, ka theksuar se libri është i shkruar nga një gjuhë reale.
“Ne jemi në gjendje të dëshmojmë se ky dorëshkrim është i dobishëm për ta dëshifruar”, tha ai.
Për më tepër, Greg Kondrak, një ekspert në përpunimin e gjuhës natyrore në Universitetin e Alberta, përdori inteligjencën artificiale për të thyer kodin.
Shkencëtari ka gjetur se dorëshkrimi është krijuar duke përdorur disa alfabete, ku shkronjat janë zëvendësuar me fjalë.
Ai ka gjetur se mbi 80 përqind e fjalëve ishin në fjalorin herbraisht, por ende nuk është gjetur nëse ato në ndërtimin e fjalive kanë ndonjë kuptim.
Kondrak ka shtuar se misteri i këtij libri do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë.
Përkundër fjalëve që ende nuk është gjetur kuptimi, libri përmban vizatime mjaft tërheqëse, që supozhet se kanë lidhje me shkrimin./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...