Zakonisht, shprehjen “unë mund të lexojë mendjen tuaj” psikologët e përdorin për të bërë shaka me ata që nuk e njohin fushën e psikologjisë. Por, kjo nuk është e pamundshme tashmë. Studiuesit e neuroshkencës në Universitetin e Torontos, ia kanë dalë që të krijojnë një teknikë të tillë.
Dan Nemrodov, është një hulumtues post-doktoral në Universitetin e Torontos, që ka arritur të krijojë një teknikë që përdoret me Elektro-encefalograf (EEG), për të rikonstruktuar imazhet që personat i përjetojnë. Thënë ndryshe, nëpërmjet kësaj teknike, hulumtuesit kanë mundësi që të vizatojnë në mënyrë digjitale ato imazhe që ne i shohim në mendjen tonë.
“Kur ne shohim diçka, truri ynë krijon imazhe mendore. Ne ishim në gjendje që të kapnim pikërisht këto imazhe duke përdorur EEG-në, që krijon një ilustrim të drejtpërdrejt të asaj që është duke procesuar truri”, thotë Nemrodov.
Siç shkruan “Science Daily”, në këtë hulumtim subjektet kanë parë fytyra, të cilat më pas i kanë memorizuar dhe pikërisht këto imazhe ka qenë e mundur që në mënyrë digjitale të “printohen” nga ana e softuerëve që kanë krijuar Nemrodov dhe kolegët. Pra, është krejt e mundshme që nëse për momentin, ju jeni duke parë në mendjen tuaj imazhin e një personi të dashur, ky imazh të vizatohet në mënyrë digjitale nga ana e softuerit që është krijuar nga këta hulumtues.
Në të ardhmen, ka gjasë që kjo teknikë të përdoret në fushën e psikologjisë kriminale, në mënyrë që të identifikohen më lehtë dhe më thjeshtë personat që kanë kryer krime. Në vend që të kërkohet nga dëshmitarët që të përshkruajnë fytyrën e personit që ka kryer atë krim, mjafton që ata të ripërtërijnë imazhin e tij/saj dhe pastaj softueri printon imazhin e tij/saj. Ky është një nga faktet më të fuqishme për psikologjinë si baza e çdo shkence tjetër./revista psika
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...