Google ADS

Lëviz këmbën pak para se t’i fiknin aparaturën që e mbante në jetë

11:04 | 30 Shtator 2016
Arbresh.info

Një studente britanike, e cila kishte përfunduar në koma pas një aksidenti të rëndë, shpëtoi mrekullisht pasi lëvizi këmbën pak momente para se mjekët t’i fiknin aparaturën që e mbante në jetë.

22-vjeçarja Sam Hemming kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë pasi makina me të cilën ajo po udhëtonte me të dashurin doli nga rruga duke i dëmtuar rëndë trurin dhe pa shpresa për ta rikuperuar.

Por pavarësisht dëmtimeve të saj, 22-vjeçarja e diplomuar për juridik, mundi parashikimet e mjekëve duke luftuar për jetën e saj.

Rreth 19 ditë pas aksidentit mjekët paralajmëruan prindërit të përgatiteshin për më të keqen pasi aparatura që e mbante gjallë do fikej pasi ata kishin konfirmuar se truri i 22-vjeçares kishte vdekur.

“Ne hymë në dhomë që t’i japim lamtumirën tonë, -tregon e ëma- kur mjekët po fiknin aparaturën pashë që ajo lëvizi këmbën dhe bërtita”.

Disa ditë pas kësaj mrekullie, mjekët do ta fiknin aparaturën, por kësaj here pasi 22-vjeçarja mund të merrte frymë vetë.

Rreth 8 javë pas aksidentit ajo ishte në një gjendje që të kthehej në shtëpi për të vijuar rikuperimin atje. Ajo tashmë ka rifilluar të ecë, por me ndihmën e një paterice./tch

1475222118_10 1475222051_1 1475222066_2

1475222073_3 1475222081_4 1475222088_5 1475222095_6 1475222101_7 1475222111_8

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme