Daniel Fitzpatrick, 13 vjeç, ishte tallur pa mëshirë për peshën dhe rezultatet e tij nga shokët që e rrethonin. Askush nuk kishte ndërhyrë për ta ndihmuar, madje as mësuesit e tij. Këto janë fjalët që ai i shkroi disa ditë përpara vetëvrasjes së tij:
“Po e shkruaj këtë letër për të treguar eksperiencën time në shkollën “Holy Angels Catholic Academy”. Në fillim gjithçka dukej bukur, kisha shumë miq, rezultate të larta dhe një jetë të bukur. Më pas unë u transferova në një shkollë tjetër dhe pas disa kohësh, u ktheva prapë në të njëjtën shkollë, por çdo gjë ishte ndryshe. Shokët e mi të vjetër kishin ndryshuar. Ata nuk më flisnin, ata nuk më pëlqenin. Në klasë të gjashtë një shok imi ngeli. Edhe unë ngela po ashtu. Por, një shok i imi nis të më ofendonte. Pas tij nisën të më ofendonin dhe dy djem të tjerë. Ata e bënin këtë gjë vazhdimisht, derisa unë u zura me ta. Dy nga ata u ndalën, por njëri jo. Ai tërë kohës më shihte me nerva. U zura sërish me të dhe përfundova duke thyer gishtin e vogël të dorës së djathtë. Ai u fut në shumë probleme në shkollë, ndërkohë unë nuk u qortova për asgjë. Kjo e bëri atë të vazhdonte me ofendimet. Unë nuk ia ktheja. Mësuesit nuk bënë asgjë. Kjo gjë shpesh më bënte edhe mua të përfshihesha në konflikte. Ndërkohë shoku im që ngeli bashkë me mua këtë vit, u mërzit me mua, sepse mendonte mos e kisha shtyrë unë të mos mësonte e të ngelte. Unë nuk bëra asgjë. Nuk fola me asnjë mësuese, përveç njërës. Ajo ishte më e mira dhe ndërhyri që të shuheshin për pak kohë konfliktet tona. Por kjo situatë nuk zgjati shumë. Ofendimet drejt meje filluan sërish. Askujt nuk ia ndiente për trishtimin tim, apo për lotët e mia. Ata vazhdonin të më ofendonin për peshën time, si dhe për notat e mia në shkollë. Të gjithë e dinin se unë kisha nevojë për ndihmë. Nuk ishte e nevojshme që unë të flisja. Gjithsesi, asnjë nuk ndërhyri të më ndihmonte…”. /Bota.al
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...