Letra e nobelistit Albert Einstein nga viti 1922 dërguar motrës së tij, në të cilën e paralajmëron për antisemitizmin dhe nacionalizmin rritës në atë kohë, është shitur në Kudsin Perëndimor për rreth 40.000 dollarë.
Shtëpia e ankandit Kedem njoftoi se letra, të cilën Einstein e shkroi para periudhës së qeverisjes së Adolf Hitlerit, liderit të Gjermanisë naziste, të martën mbrëma u shit për 39.360 dollarë.
Einstein letrën e ka shkruar pas atentatit të cilin djathtistët ekstrem në tetor të vitit 1922 e kryen ndaj ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Walther Rathenau, i cili ishte hebre.
Fizikani, i cili po ashtu ishte hebre, nga policia u paralajmërua se edhe ai mund të jetë në rrezik, pas çka Einstein filloi të fshihet.
“Këtu gatuhen kohëra të errëta politike dhe ekonomike. Unë jam i lumtur që mund të lë gjithçka”, shkroi Einstein.
Shtëpia e ankandit njoftoi se letra është shitur dy herë më shumë se shuma e pritshme.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...