U mendova gjatë para se ta shkruaja këtë letër.
Shpresoj që të paktën të lehtësoj ankthin tim.
Gjithçka lloi kur isha 9 vjeçe dhe kolegu yt nisi të ndihmonte babin tonë në një projekt pune me dorë dhe kështu na shoqëronte edhe në fundjavat tona.
Në fillim gjithçka dukej e pafajshme.
Babi kishte nevojë për ndihmë dhe miku yt iu ofrua në këmbim të një lxhani kafeje dhe ndonjë vakti që hante tek ne. Prej kohësh për çdo ditëlindje dhe Krishtlindje ai të bën dhurata dhe ti i pranon.
Je e lumtur madje t`i pranosh dhe thua: “Nëse ai i harxhon paratë me mua le ta bëjë”.
E kuptoj tërheqjen tënde ndaj tij. Ti gjithmonë ke pasur nevojë për vëmendje. Babi ka qenë gjithmonë i zënë me punë dhe ka dashur të arrijë objektivat e tij. Plus që na ka ofruar një jetë të mirë. Ti nuk e di që unë të kam lexuar mesazhet me të, kam parë përqamet tuaja të gjata, shikimet tuaja të gjata.
Mbaj mend kur ishim të dyja në krevat një ditë dhe të ra telefoni. Zëri nga ana tjetër të tha: “Telefonova vetëm të them se të dua shumë dhe më mungon”, dhe nuk ishte zëri i babit ai.
Nuk e di nëse babi i ka vënë re të gjitha këto. Mbase ai dyshon, por ka vendosur t`i injorojë të gjitha. Mbaj mend edhe njëherë kur babi ishte sëmurë në spital ti më the se nëse i ndodhte gjë, ai shoku yt do ishte i lumtur ta zëvendësonte, të bëhej babai im. Po nëse babait i ndodh gjë, do i shkëpusja menjëherë kontaktet me ju.
Përpiqem të kuptoj se si ia ke dalë të mbash lidhje me të për 15 vjet, me një njeri që e tallin të gjithë dhe që ka një injorancë të theksuar, mungesë personaliteti gjithashtu. Dhe akoma më e çuditshme është se si ke mundur të tradhtosh ti, pikërisht ti që u ndave nga burri i parë sepse të tradhtoi./Burimi The guardian, përshtati Tiranapost.
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...