Lënia e duhanit në moshën 40-vjeçare e redukton rrezikun e vdekjes së parakohshme për 90%

16:51 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Duhani është ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve dhe sëmundjeve në botë.

Pirja e duhanit mund të ketë ndikim negativ në shumë pjesë të trupit, duke përshirë qarkullimin e gjakut, trurin, mushkëritë dhe në zemër, transmeton Telegrafi.

Por Dr. Andrew Thornber thotë se lënia e duhanit në moshën 30, 40 dhe 50 vjet mund të ketë efekt pozitiv në jetëgjatësinë tuaj.

Ai thotë se nëse e lini duhanin në moshën 30 vjet, ju do të jetoni pothuajse aq gjatë sa ata që s’kanë pirë duhan asnjëherë.

Ndërkaq nëse e lini në moshën 40 vjeçare, ju e reduktoni rrezikun e vdekjes nga sëmundjet që ndërlidhen me duhanin për 90%.

Sipas doktorit, ata të cilët ndalojnë pirjen e duhanit në moshën 45 deri 54 vjet ua shtojnë vetes rreth gjashtë vjet jetë, krahasuar me ata të cilët vazhdojnë të konsumojnë duhan.

Përderisa disa nga dëmet që i shkakton duhani mbesin të përjetshme, Dr. Thornber thotë se shumicën e efekteve të dëmshme të duhanit i largoni kur e lini atë.

Madje, ai thotë se brenda 72 orëve pasi që e keni lënë duhanin kapaciteti i mushkërive përmirësohet.

Edhe lëkura dhe dhëmbët zbardhen, si dhe shumë përfitime tjera i gëzoni nga lënia e duhanit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme