Cili është shkaku i tërmeteve? Japonia, një vend ku tërmetet janë shumë të shpeshta është përpjekur për të dhënë shpjegime mitologjike të fenomenit.
Në mitologjinë japoneze i japin rritje numrit të tërmeteve për shkak të një peshku të madh të quajtur Namazu. Ky lloj peshku jeton në baltë.
Namazu nuk mund të shkaktojë tërmete gjatë gjithë kohës, sepse sipas mitologjisë japoneze ai mund të shihet dhe në këtë mënyrë mund të mbahet nën kontroll, por kur ai lëshohet mund të shkaktojë tërmete të dhunshme.Trupi i këtij peshku shtrihet nën thellësinë e gjithë arkipelagut japonez. Mendohet se bishti i tij në mënyrë të veçantë është në territorin e Shinosa dhe Hidachi.
Namazu a është ky i vërtetë? Në liqenin Biëa, në verilindje të Kiotos qëndron një specie gjigante peshku, e cila i kalon një metër në gjatësi.Aktiviteti vullkanik dhe sizmik në Japoni është shumë i fortë dhe për fat të keq historia e këtij vendi flet për shumë tërmete katastrofike.Në rrjedhën e kohës me avancimin e teknologjive Japonia ka arritur që të ndërtojë ndërtesa, të cilat mendohet se janë rezistente ndaj tërmeteve.
Aty ku tërmetet janë pothuajse një rutinë nuk mund të humbasë ky tregim si një zgjidhje për të shpëtuar popullsinë. Megjithatë mos harroni se mitologjia e Japonisë ka një rol shumë të fortë dhe gjithmonë njeriu mundohet që të gjejë një shpjegim përtej fakteve reale.Ndoshta historia që ne treguam mund të rezultojë tek disa njerëz si një shtysë efortë për të përballuar frikën e madhe të tërmeteve.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...