Është shumë e lehtë të mbajmë qëndrim negativ ndaj drogave, por a e kemi të gjithë informacionin e duhur mbi Marijuanën?
Statistikat tregojnë që gjatë vitit 88 mijë njerëz vdesin nga përdorimi i alkoolit, 480 mijë nga përdorimi i Tobaccos, dhe ZERO nga përdorimi i Marijuana, transmeton arbresh.info.
Deri tash është thënë që përdorimi i Marijuanës të bënë të varur e të shtyn drejt mjeteve më të rrezikshme, por studiuesit kanë provuar të kundërtën.
Ata thonë që edhe përdoruesit e rregullt e kanë të lehtë ta ndalojnë përdorimin e saj, dhe se efekti i varësisë që ajo krijon është ekzagjeruar jashtë mase .
Gjithsesi nëse jeni nën moshën 25vjeçare, përdorimi mund të shkaktojë probleme me memorien dhe çrregullime hormonale, por është krejt e pa dëmshme për të rriturit.
Njerëzimi e ka përdorur Marijuanën për shekuj të tërë.
Më 440 PK është përdorur Marijuana një herë në javë gjatë pasditeve për t’i larguar shqetësimet e tepërta.
Booth Martin thotë që në Amerikë, për vite me radhë, Marijuana ka qenë e ligjshme dhe e kahmosshme.
Në fakt Marijuana ka qenë e ligjshme deri në vitin 1937 pasi Komisioneri i narkotikëve filloi ta përdorte si propagandë kundër emigrantëve të Meksikës.
Vite me vonë shkencëtarët provuan që Marijuana ishte e padëmshme, dhe i kërkuan presidentit Richard Nixon, por nuk e morri parasysh sepse donte ta për t’i demonizuar emigrantët e Meksikës si përdoruesit më të mëdhenj atë kohë./Arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...