Jastëkët shpesh harrohen kur njerëzit lajnë çarçafët e tyre, por mund të mbledhin lehtësisht baktere dhe të zhvillojnë njolla të verdha të shëmtuara nëse lihen pas dore për një kohë të gjatë.
Është tepër e rëndësishme të lani jastëkët pasi jo vetëm që mund të tërheqin mikrobet, por gjithashtu mund të mbushen me marimangat e pluhurit dhe me djersë, dhe të jenë shkaktarë të një arome të padëshirueshme në dhomën e gjumit, shkruan Express.co.uk.
David Smith, një ekspert lavanderie nga Down and Feather Company, ka ndarë një arsye të madhe pse jastëkët bëhen të pisët në dimër dhe ndodh për shkak të rritjes së lagështirës nga ndezja e ngrohjes.
“Lagështia do të krijojë njolla të verdha në këllëfët e jastëkëve dhe jastëkët tuaj do të fillojnë të zverdhen”, thotë Smith.
Heqja e këtyre njollave është e lehtë pasi nuk keni nevojë as për një makinë larëse pasi mënyra më e mirë për të pastruar jastëkët është duke përdorur produkte të thjeshta kuzhine si lëng limoni dhe sodë buke.
“Krijoni një pastë duke përdorur lëng limoni dhe sodë buke, më pas fërkojeni butësisht mbi njollat e verdha. Lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta përpara se ta shpëlani tërësisht dhe ta lini jastëkun të thahet”.
Mund të duket shumë e çuditshme, por lëngu i limonit përmban acid citrik pasi jo vetëm që është antibakterial, por është i shkëlqyeshëm në zbërthimin e njollave yndyrore të djersës. /Telegrafi/
Qytetet evropiane që janë magjike për Krishtlindje
Sfida e “Supermenit” në TikTok, Komuna e Lipjanit iu bën thi...
Vdes një 80-vjeçar si pasojë e zjarrit në një banesë në Shko...
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit ur...
Të lindurit nën këto tre shenja të zodiakut adhurohen nga të...
“100% ka me dalë nga shtëpia”, për cilin banorë e ka fjalën ...