Një studim i bërë në Etiopi ka zbuluar se mushkonjat të cilat e thithin gjakun e njerëzve ikin nga aroma e pulave.
Kështu revista Journal, ka testuar gjakun e mushkonjave dhe ka gjetur se vetëm një në 1200 mushkonja kishte kafshuar një pulë për shkak se e urrejnë aromën e tyre, transmeton KosovaPress.
Sëmundja e malaries është më së shumti shpërndahet përmes mushkonjave të cilat pasi e kanë thithur gjakun e një të infektuari, e kafshojnë dikë tjetër.
Profesori Rickard Ignell, është befasuar nga ky zbulim dhe kjo sjellje e mushkonjave të cilat e shmangin ushqyerjen me specie të tilla për shkak të aromës së tyre. 69% e tyre ishte ushqyer me gjakun e lopëve, 18% me gjakun e njerëzve, 5% me gjakun e dhive dhe 2.6% me gjakun e deleve. Ndërsa, vetëm një mushkonjë ishte ushqyer me gjakun e pulave.
Studiuesit për ta vërtetuar këtë, kishin vendosur pula nëpër disa shtëpi dhe kështu ata kishin zbuluar se ato ishin më pak të vizituara nga mushkonjat se sa shtëpitë pa pula.
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban