Një tinejxhere është larguar nga shkolla sepse shokët e klasës frikësohen nga ajo.
Vajza vuan nga një sëmundje e lëkurës që e bën atë të duket si gjarpër, transmeton arbresh.info.
Gjendja është aq e keqe sa që vajza duhet të lag trupin me ujë çdo orë, dhe të përdorë krem lëkure çdo tre orë për të ndaluar tharjen e tërësishme të lëkurës së saj.
Përpos kësaj, ajo largon tërë lëkurën nga trupi çdo 45 ditë.
Familja e saj tetë anëtarëshe nuk ka kushte për t’i blerë barërat dhe kremrat e nevojshme për vajzën, teksa ajo vuan edhe nga dhimbjet edhe nga përqeshjet e popullit.
“Kjo sëmundje nuk po e vret, por po i merr jetën pak nga pak. Nuk e dimë se ku të shkojmë, mjekët më parë nuk i kanë ndihmuar asgjë. Ndoshta më mirë do të ishte të vdiste se sa që vuan kështu” , ka thënë nëna e saj.
Ndërsa pamja e saj jo e mirë kishte tmerruar shokët e klasës duke u detyruar të ndërpriste mësimet./arbresh.info
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...