Disa studime kanë sugjeruar se koronavirusi i ri është shkaktuar nga lakuriqët e natës dhe megjithëse kjo teori nuk është konfirmuar, mediat izraelite sugjerojnë se disa ngordhje misterioze të këtyre krijesave të natës, mund të kenë ardhur si ndëshkim për fillimin e pandemisë globale, ose si shenjë e diçkaje edhe më të tmerrshme.
Turmat lakuriqëve të ngordhur pa shenja fizike të dëmtimeve janë zbuluar në Izrael, duke ngritur pikëpyetje dhe frikë.
Fotografitë e krijesave ngordhura të shtrira në Parkun Gan Leumi në qytetin izraelit Ramat Gan u publikuan së pari nga Adi Moskowitz në Facebook, i cili kërkon një shpjegim lidhur me fenomenin misterioz.
Fotografi dhe video të ngjashme u postuan nga disa përdorues të tjerë në qytetet afër, sipas Breaking Israel News, i cili hedh dyshime lidhur me ngordhjen e lakuriqëve, madje e lidh fenomenin edhe me një profeci biblike lidhur me fundin e njerëzimit.
“Do të zhduk njeriun dhe bishën; Do të zhduk zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit. Do të pengoj të pabesët dhe do të shkatërroj njerëzimin nga faqja e dheut” thotë Hashem, në psalmin biblik 1: 3, i cili përdoret nga faqja izraelite për të shpjeguar fenomenin misterioz.
Disa përdorues dhe ekspertë të rrjeteve sociale kanë sugjeruar se arsyeja e ngjarjes mund të ketë qenë prej ditëve jashtëzakonisht të ftohta ose teknologjive të fundit 5G të instaluara në zonë, por këto teori mbetën të pakonfirmuara.
Prej kohësh lakuriqët e natës janë akuzuar si shkaktarë të pandemisë së koronavirusit. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht nga shkencëtarët se lakuriqët janë shkaktarët e pandemisë, një sërë besimtarësh sugjerojnë se ngordhja e tyre është ndëshkim i Zotit për shkaktimin e krizës globale shëndetësore./expres/
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...