Lajmet ose informacionet e rreme, qarkullojnë nëpër Twitter gjashtë herë më shpejt se lajmet e vërteta, sugjerojnë studiuesit.
Tre studiues nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, kanë analizuar përhapjen e më shumë se 126 mijë lajmeve të rreme, të shpërndara në faqen e mediave sociale që nga fillimi i tyre e deri në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info
Ata gjetën se gënjeshtrat u përhapën “dukshëm” më shpejt dhe morrën hov më shumë në krahasim me lajmet e vërteta.
“Lajmi i rrëmë është më shumë si roman, dhe njerëzit ka gjasa ta ndajnë atë ai informacion të ri. Njerëzit që ndajnë informacione të reja, llogaritet të jenë fillestarë të njohurive informative”, tha Sinan Aral, autor i studimit.
Rezultati i studimit, që është botuar në revistën Science, përfshin rrëfimet e lajmeve të rreme që kanë 70 përqind gjasa të jenë shpërndarë si lajme të vërteta./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë