Google ADS

La iPhone-in të karikohej gjatë natës, iu dogj dhoma

20:52 | 18 Nëntor 2016
Arbresh.info

Një adoleshente futi telefonin e saj të karikohej gjatë natës, por ajo çfarë nuk pritej ndodhi, asaj iu është dashur të ikte për të shpëtuar nga zjarri që kaploi dhomën e saj të gjumit.

Caitlin Rae Durant, 15 vjeçe nga Uellsi, shpëtoi nga flakët, por të gjitha gjërat e saj janë shkatërruar, ndërsa familja e saj nuk mund të kthehet në shtëpi për gjashtë muaj, transmeton arbresh.info.

Zjarrfikësit kanë publikuar fotografitë nga dhoma e djegur që të paralajmërojnë familjet që lënë mbushësit e telefonave në prizë.

Karikuesi i Caitlin ishte produkt origjinal i Apple, por është lënë gjatë natës me mbështjellës në prizë, duke bërë që të mbi nxehet dhe të përfshihet nga flakët./Arbresh.info

3a8598a100000578-3950126-image-a-54_1479483221346 3a85980b00000578-3950126-image-a-55_1479483228901 3a85977300000578-3950126-warning_north_wales_fire_and_rescue_service-a-56_1479483354193

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme