Vendet e Karaibeve që u gjunjëzuan nga uraganet e kohëve të fundit po sheshin shtetësi me çmime dramatikisht të ulëta në një përpjekje për të mbledhur fonde, duke ndezur në të njëjtën kohë edhe shqetësimet se programi mund të jetë vulnerabël ndaj abuzimeve.
Skandale të kohëve të kaluara mes të cilëve ai i shtetasve të lindur në Iran që blinin shtetësinë për t’i shpëtuar sanksioneve dhe për të investuar në SHBA, ngre mundësinë e vulnerabilitetit të programeve të blerjes së shtetësisë përmes programeve të investimit që cilësohet edhe pasaporta për shitje.
Në disa raste, ata që pranojnë të paguajnë 100 mijë dollarë apo më shumë për shtetësinë, nuk kanë nevojë as të vizitojnë vendin para se të marrin dokumentacionin.
Pesë vende të Karaibeve aktualisht ofrojnë shtetësinë në këmbim të kontributit për vendin apo një investimi në një sektor të përcaktuar. Për shumë pasaporta të këtyre vendeve është e lejueshme edhe udhëtimi pa viza në Bashkimin Evropian.
Uraganët Irma dhe Maria gjunjëzuan Karaibet vjeshtën e kaluar duke shkatërruar dhjetëra ishuj, mes të cilëve edhe ata ku shtetësia përmes investimit është një opsion.
Në shtator, ishujt e Shën Kittit dhe Nevisit ngritën një fond ndihmash për uraganin që lejon të huajt të kontribuojnë me 150 mijë dollarë në këmbim të shtetësisë.
Antigua dhe Barbuda më pas ndoqën të njëjtin shembull duke përgjysmuar kontributin bazë nga 200 në 100 mijë dollarë. Ishulli i Grenadës po ashtu ka ulur çmimin e shtetësisë ndërsa Shën Lucia dhe Dominika, ka ruajtur kuotat e mëparshme të 100 mijë dollarëve./syri/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...