Një qytet i vogël në Kaliforni me një industri turizmi të goditur rëndë nga pandemia, po u ofron vizitorëve 100 dollarë për të qëndruar aty.
Programi “Vizitojeni luginën Santa Maria” ofron 100 kuptona, të cilat mund të përdoren në kantinat e verës të qytetit, birraritë dhe restorantet, për turistët që qëndrojnë për të paktën dy net në hotele atje.
“Lugina e Santa Maria ka aq shumë për të ofruar”, tha Jenifer Harrison, drejtoreshë e Byrosë së Vizitorëve të Luginës së Santa Maria. “Ne kemi plazhe, hotele dhe verëra të bukura që janë një mundësi e shkëlqyeshme për udhëtarët e ndërgjegjshëm për buxhetin gjatë një kohe të rimëkëmbjes ekonomike”.
Harrisoni tha se qyteti është një vend i sigurt udhëtimi sesa shumë destinacione të tjera të Kalifornisë, pasi zona është më pak e mbushur me njerëz dhe distancimi social mund të zbatohet më lehtë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...