Uji në planetin Saturn dhe satelitët e tij është i ngjashëm me ujin e Tokës.
Ndryshe nga sa mendohej deri më sot nga shkenca, sipas të dhënave të fundit nga sonda hapësinore Cassini, rezulton se uji në formë të akullt në sistemin e Saturnit mund të ketë të njëjtën origjinë fizike dhe kohore me atë të Tokës.
Por shkencëtarët thonë se kjo teori e re duhet verifikuar dhe shërbejnë studime të tjera për të gjetur një shpjegim më bindës, pasi kjo gjë mund të revolucionojë teorinë e lindjes së Sistemit Diellor.
Nga të gjithë satelitët e Saturnit, vetëm Phoebe duket se ka në sipërfaqe ujë ndryshe nga ai i joni, që ndryshe quhet ujë i rëndë. Sipas shkencëtarëve, kjo ndoshta mund të jetë për shkak se ky satelit, që është shumë më i vogël dhe ndryshe me hënat e tjera të Saturnit, mund të ketë mbërritur aty nga Plutoni./Klanplus/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...