Doktorët paralajmërojnë prindërit për rreziqet që shkakton gëlltitja e baterive të vogla te fëmijët e tyre. Kjo vjen pas rritjes së ndjeshme të rasteve të paraqitura pranë spitaleve. Përveç mbytjes së fëmijëve, gëlltitja e baterive mund të shkaktojë edhe djegie të mureve të brëndshme të ezofagut duke rezultuar në gjakderdhje të pacientit deri në vdekje .
Spitali “Great Ormond Street” , në Londër, ka deklaruar se është rritur shumë numri i pacientëve që paraqiten me këtë shqetësim, theksohet gjithashtu se pacientët janë të gjithë fëmijë. Mesatarja e pacientëve me këtë shqetësim është një pacient në muaj, dhe kjo është shifër alarmante duke pasur parasysh rrezikun që ka gëlltitja e baterive. Ato mund të ngecin në fyt, ku mund të shkaktojnë probleme në frymëmarrje ose edhe djegie të mureve të ezofagut. Tregoni kujdes!
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues