A jetoni në vendin më dembel të botës? Këtë dilemë e ka zgjidhur analiza globale, e cila ka zbuluar se sa hapa ecin mesatarisht njerëzit në të gjithë planetin dhe do habiteni kur ta mësoni se kush janë njerëzit më dembelë në botë.
Të dhënat nga Smartphone nga më shumë se 700.000 njerëz janë mbledhur nga shkencëtarët për të dalë në konkluzionin se sa aktivë janë popullsitë e vendeve të ndryshme të botës. Dhe me krenari banorët e Hong Kongut mbajnë vendin e parë si njerëzit me fizikun më të mirë, pasi mesatarisht një qytetar i Hong Kongut bën 6.880 hapa në ditë, ekuivalente me rreth 6 kilometra.
Por jo aq krenarë janë banorët e Indonezisë, të cilët bëjnë vetëm 3,513 hapa në ditë çfarë i bën edhe vendin më dembel në botë sa i takon këtij studimi të menaxhuar nga studiuesit e Universitetit Stanford. Për krahasim, britanikët ecin me 5.444 hapa në baza ditore, më pak se tre milje (5 km), duke i thyer homologët e tyre amerikanë që menaxhojnë vetëm 4,774 hapa në ditë. Ndërsa në të dhënat e publikuara, Shqipëria nuk është marrë fare për kampion studimi, pra nuk ka të dhëna për aktivitetin fizik të shqiptarëve.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...