Viteve të fundit, analiza e ADN-së u ka mundësuar shkencëtarëve që në mënyrë të detajuar ta vizatojnë pemën e jetës. Por, gjithmonë mbetej pyetja se çfarë ishte poshtë – në bazën e drurit?!
Edhe pse nuk ka gjasa që shkencëtarët të gjejnë llojin që nisi jetën, kohët e fundit kanë bërë një përshkrim të një krijese të quajtur LUCA – “Last Universal Common Ancestor” apo pasardhësi i përbashkët i të gjitha krijesave, që quhet edhe Eva mikrobiologjike.
Jeta, siç e njohim ne sot, është e ndarë në gjashtë mbretëri: bimët, kafshët, kërpudhat, protistet, eubakteret dhe arkeobakteriet. Katër të parat i përkasin fushës së njohur si eukariotet që kanë qeliza me një bërthamë qartë të përcaktuar. Ato të gjitha kanë evoluuar nga një paraardhës i thjeshtë njëqelizor që ka jetuar rreth katër miliardë vjet më parë, derisa Toka ende ishte një fëmijë qiellor, transmeton Telegrafi.
Pas gjithë këtyre miliarda vjetëve, gjurmët LUCA-së janë ende të dukshme në gjenet e organizmave modernë. Prandaj, William Martin, një biolog evolucionist në Universitetin “Heinrich Heine” në Dyseldorfi, vendosi të studiojë gjurmët e LUCA-s në gjenet e baktereve dhe arkeve – dy prej të cilave shkencëtarët besojnë se janë bërë eukariotë.
Monitorimi i gjeneve në baktere është i vështirë, sepse lehtë mund të zëvendësojnë materialin e tyre gjenetik, për çka është vështirë të dihet nëse këta organizma të thjeshtë i kanë marrë gjenet e tyre nga paraardhësi i largët apo përgjatë rrugës së evolucionit. Mu për këtë, Martini dhe ekipi i tij kanë vendosur që të kërkojnë gjenet që ndajnë së paku dy lloje të baktereve moderne dhe të dy arkeve (që do të thotë se ato gjene ndoshta janë trashëguar e jo që janë shfaqur më pastaj).
Shkencëtarët kanë gërryer bazën e të dhënave të ADN-së, si dhe kanë analizuar gjenet e 2,000 mikrobeve moderne të sekuencuara gjatë dy dekadave të fundit. Nga një total prej gjashtë milionë gjeneve, ata gjetën 355 familjeve të gjeneve që janë të përhapura në mesin e mikrobeve, që do të thotë se ndoshta janë gjenet që LUCA i ka përcjell tutje.
Gjendet e LUCA-s i përkasin organizmave estremofile, që ndoshta jetonin në bazat e oqeanit, ku uji i detit preket me magmën – pra, një zonë e njohur si burim hidrotermal. Krijesa të ngjashme ende banojnë në të njëjtat hapësira, përfshirë vendet toksike me sulfide dhe metale, transmeton Telegrafi.
Shumë shkencëtarë tashmë po besojnë se në një vend të tillë lindi jeta.
“Kam qenë i mahnitur nga rezultatet. Nuk kam mundur të besoj”, thotë Martin. “Gjithçka përputhet me teorinë e burimeve hidrotermale”!
Gjenet tregojnë se si LUCA ka jetuar në habitat pa oksigjen, se është ushqyer me gazin e hidrogjenit, që do të thotë se ishte organizëm që jetonte në afërsi vullkaneve ku ishte krijuar ky gaz.
Por, jo të gjithë janë të bindur se banori i humnerës së nxehtë, që ushqehet me hidrogjen, është pikërisht LUCA. John Sutherland nga Universiteti i Kembrixhit, hulumtimi i të cilit tregon se jeta filloi në tokë e jo në thellësitë e oqeanit, shprehet se jeta mund të zhvillohet fillimisht në vendet tjera e pastaj të shkojë tek ato si burimet hidrotermal – në rast të katastrofave globale, si epoka kataklizke para 3.8-4miliardë viteve, kur planeti ynë formësohet nga një seri e sulmeve nga asteroidët dhe kometat.
Në fakt, Sutherland pohon se kimia themelore tregon se si jeta ka nisur në pellgjet me ujë, në tokë, sipas teorisë së ashtuquajtur të Charles Darwinit – “Pellgjet e vogla të ngrohta”. Rrezet ultravjollcë të Diellit, që nuk arrijnë në burimet hidrotermale, thuhet se janë të rëndësishme në këtë kimi.
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...