Ajo e di mirë se çfarë do! Edhe kur vjen puna te kuzhina e Buckingham Palace, rregullat bëhen më të forta.
Manitë e Mbretëreshës shkojnë deri aty sa, nëse ia shërben kekun a tostin e pasdites me cepa e jo në formë të rrumbullakët, e interpreton sikur dikush do t’i zërë vendin.
Sidoqoftë, këtë nuk e bënë askush. Ka edhe shumë gjëra të tjera të ndaluara rreptësisht në kuzhinën e saj. Aty nuk ka kurrë hudhra! Është bërë aq i njohur ky fakt sa që e dijnë edhe miqtë e ftuar. Asgjë, asnjëherë, nuk ka aromë hudhre.
Dieta e saj rigoroze përjashton gjithashtu nga menyja e darkës orizin, makaronat dhe patatet. Nëse ka të ftuar, sigurisht që, këta përbërës mund të jenë por nëse ajo darkon vetëm nuk i serviret asgjë me bazë karbohidratesh.
Ama, edhe ajo ka dobësitë e saj. Nuk i reziston dot çokollatës, sidomos asaj me biskotë apo musit të çokollatës. Frutat e freskëta që pëlqen më shumë janë mangot, pjeshkat dhe luleshtrydhet, të gjitha këto të rritura në kopshtet e kështjellës.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...