Kompania e Elon Musk “SpaceX”, ka prezantuar pasagjerin e parë që planifikon të fluturojë drejtë hënës. Bëhet fjalë për bilionerin japonez Yusaku Maezaëa. 42-vjeçari i cili është një dashamirës arti, ka shprehur dëshirën të vizitojë hënën.
Ai pritet që të fluturojë me raketën “Big Falcon”, e prezantuar nga Musk në vitin 2016. Misioni është planifikuar për në vitin 2023, dhe do të jetë i pari që do të transportojë njerëz drejtë hënës.
Sipas kompanisë, ky fluturim do të realizohet për të gjithë njerëzit të cilët ëndërrojnë të vizitojnë hënën.
Bilioneri në fjalë vitin e kaluar bleu një pikturë për 110.5 milionë dollarë. Duke qenë se ai e adhuron artin, ka ftuar të paktën 8 artistë nga e gjithë bota që ti bashkohen atij në këtë fluturim. Ai dëshiron që pas përfundimit të misionit, këta artistë të krijojnë diçka të veçantë sapo të kthehen në tokë.
Vetëm 24 njerëz në botë kanë vizituar hënën, dhe të gjithë janë shtetas amerikanë./Opinion.al
KGJK parasheh më shumë gjyqtarë për t’i trajtuar krimet e lu...
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...