Google ADS

Ky është Titaniku i kohëve moderne

10:11 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

E quajtur “Bota”, kjo është anija më luksoze në botë që po konsiderohet si Titaniku i shekullit 21.

Kjo anije gjendet në limanin Victoria të Hong Kongut, është gati 200 metra e gjatë dhe ndoshta, “jahti i banueshëm” më ekskluziv në tokë, transmeton portali arbresh.info.

170503123940-29-the-world-cruise-super-169

 

Ka një fushë tenisi, saunë prej 2100 metra katrorë dhe palestër, dhe një koleksion prej 12 mijë shishesh verë, ndërsa ka vizituar 1,213 porte dhe ka lundruar 641,000 milje detare.

Vetëm këtë vit ajo ka ndërmarrë ekspedita në dy nga rajonet më të largëta në tokë – Detin Ross, në Antarktik, dhe Melanesia, pranë Guinesë së Re.

Por mos u ngazëlleni.

170502101143-16-the-world-cruise-super-169

Asnjë nga suitat në këtë bukuri më 12-kuverta nuk janë në dispozicion për qira.

Secili prej 165 apartamenteve luksoze në bord, që kapin vlerën rreth 3 milionë dollarë për një studio dhe 15 milionë dollarë për një thes me tre dhoma gjumi, janë në pronë të banorëve që duhen të kenë të paktën 10 milionë dollarë.

170502095203-06-the-world-cruise-super-169

Për të hyrë në bordin e saj, do t’ju duhet një ftesë./Arbresh.info

170502094820-04-the-world-cruise-super-169 170502095654-10-the-world-cruise-super-169

170502095839-11-the-world-cruise-super-169 170502095953-12-the-world-cruise-super-169 170502095106-05-the-world-cruise-super-169 170503123641-28-the-world-cruise-super-169

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme