Udhëtimet janë padyshim ndër eksperiencat më interesante, përmbushëse dhe edukative të çdo personi. Nga telashet e gjetjes së vendeve që dëshironi t’i vizitoni e deri te rregullimi me vendbanim në vendin e vizituar, shumë stres mund të ju kaplojë. Mirëpo, kur persona të huaj ofrojnë mirësjelljen dhe gatishmërinë e tyre për t’u gjetur disi, me të vërtet ju duket se iu kanë shpëtuar jetën.
Ndërkaq në këtë artikull, bazuar nga eksperienca të turistëve në botë, kemi sjellur qytetet me njerëzit më të pasjellshëm, ku ju këshillojmë t’i forconi shumë nervat, para se t’i vizitoni këto vende.
Në rend të parë gjendet kryeqyteti i ftohtë rus, Moska. Kur janë pyetur turistët për mbresat e tyre nga ky qytet, ata kanë thënë: Nëse jeni të interesuar të luani bixhoz si të çmendur, dhe ju pëlqen t’iu injorojnë apo t’ju shohin sikur ju keni vjedhur vodkën, atëherë Moska është padyshim vendi i duhur, shkruan The Independent, përcjell ORAinfo.
E, mbrapa nuk mbeten as qytetet franceze si Marseja e Kana, sikurse edhe shtetet amerikane si Los Angeles dhe New York. Ndërsa, e kundërta e rusëve duket se janë irlandezët. Turistët kanë thënë se qyteti Galway ka njerëzit më të sjellshëm dhe të miqësueshëm, ndërsa Edinburghu në Skoci është përshkruar si qytet magjik dhe mahnitës.
1. Moska, Rusi
2. Atlantik Siti, Xhersi, SHBA
3. Shën Petersburg, Rusi
4. Marsejë, Francë
5. Los Angjelos, Kaliforni, SHBA
6. Nju Jork, SHBA
7. Filadelfia, SHBA
8. Baltimur, SHBA
9. Las Vegas, SHBA
10. Kanë, Francë
11. Pekin, Kinë
12. Majemi, SHBA
13. Uashington, SHBA
14. Frankfurt, Gjermani
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...