Shumë faktorë ndikojnë se a do të na tradhtojë partneri – pakënaqësia, joshja e personit tjetër, hakmarrja…
Një hulumtim i ri ka treguar që ndër faktorët të cilët ndikojnë në tradhti është edhe profesioni.
“Illicit Encounters”, ueb-faqe për takime në Britaninë e Madhe e dedikuar njerëzve të martuar, ka studiuar 10.000 profile të përdoruesve të saj.
Ka rezultuar që 20% e femrave të cilat kanë pasur profil në këtë ueb faqe kanë pranuar që janë të vetmuara, ndërkaq 27 prej tyre i kanë përshkruar “burrërore”, duke implikuar që kanë afsh të fuqishëm seksual.
Mirëpo e njëjta përqindje, 20% e tyre, si profesion të tyre kanë theksuar – “amvisën”.
Christian Grant, i kësaj kompanie, ka shtuar që dëshira e femrës për tradhti, posaçërisht e amvisave, është shprehje e ndjenjës së lënies pas dore dhe flakërimit për diçka më të thellë.
Femrën tipike e cila bën tradhti nuk e nxit arroganca, egoja apo flakërimi, por vetmia e saj dhe pakënaqësia në martesë.
Amvisat shpesh janë të vetmuara në shtëpi, ndërkaq kur burri kthehet në shtëpi ato akoma ndihen të lëna pas dore.
Kur është fjala për meshkujt, situata është krejtësisht ndryshe. Meshkujt shtatgjatë, të pasur dhe inteligjent tradhtojnë për shkak të egos, arrogancës dhe flakërimit.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...