Të gjithë prindërve u pëlqen të mburrin fëmijët e tyre, t’u tregojnë të tjerëve që ata janë më të mirët në shkollë, lexojnë libra dhe zgjidhin ekucaione me shumë faktorë, me pak fjalë duan të tregojnë që fëmijët e tyre janë të zgjuar.
Kjo dëshirë e tyre nuk varet domsdoshmërisht nga faktori gjenetik apo ndonjë mrekulli e nënës Natyrë. Sipas një studimi të ri fëmijët që konsumojnë vaj peshku mund të përmirësojnë në mënyrë të konsiderueshme aftësinë për të lexuar në vetëm 3 muaj.Hulumtuesit shkencorë nga University of Gothenburg në Suedi, kryen një eksperiment tek 154 fëmijë të moshës 5-10 vjeç të cilët i ndanë në dy grupe.
Të dy grupet ndoqën të njëjtën dietë ushqimore, por grupit të parë iu shtuan edhe kapsula me vaj peshku gjatë javës.Më pas u kryen një sërë testesh memorizuese për të matur aftësinë e fëmijëve në të mësuar. Fëmijët që morën kapsulat me vaj peshku shfaqën përmirësime në të lexuar, në zgjidhjen e ekuacioneve dhe në mësimin e fjalëve të reja të gjuhës duaj që po mësonin. Sipas autorit kryesor të këtij studimi Mats Johnson, duhet realizuar një studim i dytë për të konfirmuar rezultatet e të parit, megjithatë janë rezultate shumë premtuese.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...